Ngjarje:
- 1758 – Britanezët okupojnë Senegalin.
- 1758 – U themelua Pittsburgh, Pennsylvania, ShBA.
- 1867 – Alfred Nobel patentoi dinamitin.
- 1963 – Presidenti John F. Kennedy u varros në Arlington National Cemetery.
- 1975 – Surinami u pavarësua nga Holanda.
- 1977 – Ish senatori filipinez Benigno Aquino, Jr. u akuzua nga Komisioni Ushtarak Nr. 2 dhe u ekzekutua me pushkatim.
- 1988 – Politikanja gjermane Rita Süssmuth u bë presidente e Bundestagut.
- 1992 – Federata Çekosllovake votoi për ndarjen e shtetit në shtete Republika Çeke dhe Sllovakia vendimi të hyjë në fuqi më 1 janar, 1993.
- 1994 – Themeluesi i kompanisë Sony, Akio Morita, deklaroi se do të largohej nga posti CEO i kompanisë.
- 2000 – Tërmet në Baku.
Festa dhe përvjetore
- 1912 – Pavarësia e Elbasanit
- 1975 – Pavarësia e Surinamit
Surinami është një shtet në verin e Amerikën jugore. Kufizohet në veri nga Oqeani Atlantik, në lindje nga Guajanën Franceze, në jug nga Brazili dhe në perëndim nga Guajana.
Shteti u bërë i pavarur me 25 nëntor 1975 nga Holanda. Kryeqyteti i saj është Paramaribo me rreth 250.000 qytetar. - Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila përfundon në 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
1 comment