Si sot 25 Mars!

Ngjarje:

25 mars 1611 – Erdhi në jetë në lagjen Unkapani të Stambollit eksploruesi dhe udhëpërshkruesi i famshëm turk, Evliya Çelebi. Ai shëtiti për më se 50 vite Evropën, Anadollin, Lindjen e Mesme dhe Egjiptin. Përshtypjet e tij rreth këtyre udhëtimeve kanë mbërritur deri në të sotmen falë udhëpërshkrimit të tij me titullin “Seyahatname”, një vepër me 10 vëllime që njihet edhe si “Libri i Udhëtimeve”.

25 mars 1957 – Franca, Republika Federale e Gjermanisë, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu nënshkruan Traktatin e Romës për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (EEC) dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike (EAEC ose Euratom). Traktati i Romës hyri në fuqi më 1 janar 1958.

25 mars 1976 – Vdiq në moshën 79-vjeçare shkrimtari turk, Sevket Sureyya Aydemir, i shquar veçanërisht për biografitë e titulluara “Njeriu i Vetëm” (Tek Adam) dhe “Njeriu i Dytë” (İkinci Adam) rreth Ataturkut, Ismet Inonusë dhe viteve të para të Republikës së Turqisë.

1807 – Në Britaninë e Madhe dhe Irlandë u ndalua tregtia me skllevër.

1995 – Ward Cunningham themeloi wikin e parë

25 mars 2019 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën të drejtat e sovranitetit të Izraelit mbi Lartësitë e Golanit, territore siriane nën pushtimin izraelit që prej vitit 1967. Ky vendim u refuzua nga Turqia dhe shumë vende të tjera.

Festa dhe përvjetore:

  • Greqi – Dita e Pavaresisë

Related posts

A e dini perse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?!

Dëshironi një lidhje më të afërt emocionale me partnerin tuaj? Ja si ta bëni diçka të tillë!

Sa fiton “YouTuber”-i më i ndjekur në botë nga kjo platformë? Llogaritë e fundit janë MARRAMENDËSE!