Si sot 25 Maj!

Ngjarje:

25 maj 1787 – Në Philadelphia, Pennsylvania, delegatët mblidhen për të shkruar një kushtetutë të re për Shtetet e Bashkuara. George Washington kryeson.

25 maj 1807 – Jeniçerët që ishin pjesë e ushtrisë osmane filluan një kryengritje të udhëhequr nga Kabakçi Mustafa kundër vendimit të Sulltan Selimit të 3-të për të formuar një ushtri të rregullt të quajtur “Nizami Xhedid”.

25 maj 1810 – Në Revolucionin e majit, qytetarët e Buenos Aires dëbojnë nën mbretin e tyre gjatë Semana de Mayo.

25 maj 1837 – Patriotët e Kanadasë së Ulët (anglisht Lower Canada ose Quebec rebelohen kundër sundimit Britanik për liri.

25 maj 1895 – Formohet Republika e Formosës, me Tang Ching-sung si kryetar.

25 maj 1940 – Lufta e Dytë Botërore: Fillon Beteja e Dunkirkut.

25 maj 1963 – U themelua Organizata e Bashkimit Afrikan me qëllim të rritjes së solidaritetit dhe bashkëpunimit mes 32 vendeve të Afrikës.   

25 maj 1983 – Në Stamboll ndërroi jetë poeti, shkrimtari dhe mendimtari turk, Nexhip Fazëll Kësakyrek (Necip Fazıl Kısakürek).

25 maj 1993 – Me rezolutën 827 Këshilli i sigurimit të OKB, themeloi Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

25 maj 2003 – Regjisori turk Nuri Bilge Xhejlan (Ceylan), fitues i Çmimit të Madh të Festivalit të Filmit në Kanë (Cannes) për filmin me titull “Larg” (Uzak), 5 vite më vonë në po të njëjtën ditë (25 maj 2008) Xhejlan fitoi çmimin për regjinë më të mirë me filmin e tij “Tre Majmunë” (Üç maymun). Xhejlan shënoi kështu edhe një rekord, pasi kjo ishte hera e tretë që vlerësohej me çmim në Festivalin e Kanës. 

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi