Si sot 22 Prill!

Ngjarje:

22 prill 1500 – Lundruesi portugez Pedro Álvares Cabral u bë evropiani i parë i cili pa Brazilin.

22 prill 1970 – Për herë të parë u festua Dita e Tokës.

22 prill 1991 – U formua Partia Social Demokratike e Shqipërisë.

22 prill 1992 – Ndodhi eksplodim në Guadalajara, Meksikë ku mbetën 206 njerëz të vrarë, rreth 500 të plagosur dhe rreth 15000 pa kulm mbi kokë.

22 prill 1993 – Muzeu i Përkujtimit të Holokaustit u hap në Vashington, SHBA.

22 prill 1993 – U lëshua në përdorim versioni 1.0 i shfletuesit të internetit Mosaic.

22 prill 1997 – Ndodhi masakra në Haouch Khemisti, Algjeri ku mbetën të vrarë 93 fshatarë.

Festa dhe përvjetore:

  • “Dita Botërore e Planetit Tokë”

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshin ngjarje të koordinuara globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës “Earth Day Network” (në anglisht). Earthday.net. 

Related posts

KOMUNIKATË E FC INTERNAZIONALE

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!