Si sot 22 Dhjetor!

Ngjarje:

  • 22 dhjetor 1858 – Në qytetin Lucca të Italisë erdhi në jetë kompozitori Giacomo Puccini, i cili mori famë botërore me operat “La Boheme” dhe “Turandot”.
  • 22 dhjetor 1894 – Filloi në Francë “Çështja Dreyfus”, pasi kapiteni Alfred Dreyfus u dënua gabimisht për tradhti. Çështja u shndërrua në skandal politik dhe konsiderohet shpesh si simbol universal i padrejtësisë dhe nga shembujt më të çuditshëm të dështimit të drejtësisë. Pafajësia e oficerit Dreyfus u vërtetua pas 12 vitesh. Në vitin 1906 ai u kthye si major në ushtrinë franceze, ku shërbeu gjatë tërë Luftës I Botërore dhe doli në pension me gradën e kolonelit.
  • 22 dhjetor 1925 – Lefter Kuçukandonyadis, legjendë e Fenerbahçesë dhe e futbollit turk, erdhi në jetë në ishullin Buyukada të Stambollit.
  • 22 dhjetor 1963 – Anija e pasagjerëve “Lakonia” mori flakë në afërsi të brigjeve portugeze. Në këtë aksident humbën jetën 128 persona.
  • 22 dhjetor 1979 – Diplomati Yilmaz Çolpan, këshilltar për Turizmin dhe Promovimin në Ambasadën e Turqisë në Paris, u martirizua nga anëtarë të organizatës terroriste armene ASALA.
  • 22 dhjetor 2011 – Asambleja Kombëtare e Francës miratoi projektligjin që konsideron krim refuzimin e pretendimeve të pabaza armene mbi ngjarjet e vitit 1915.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi