Si sot 21 Dhjetor!

Ngjarje:

  • 21 dhjetor 1840 – Në Tekirdag, provincë osmane në brigjet e Marmarasë, Turqi e sotme, erdhi në jetë poeti, përkthyesi, gazetari, reformatori dhe botuesi turk, Namik Kemal. Ai mori famë ndërkombëtare veçanërisht me pjesën teatrale “Atdheu ose Silistra” (Vatan Yahut Silistre), në vitin 1872.
  • 21 dhjetor 1937 – “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”, filmi vizatimor i parë me metrazh të gjatë, me zë dhe me ngjyra, u shfaq në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • 21 dhjetor 1963 – Grekoqipriotët e armatosur filluan sulmet kundër turqve të Qipros, ngjarje kjo që njihet botërisht si “Krishtlindja e Përgjakur”. Sulmet që vijuan deri më 1 janar, u morën jetën 364 turkoqipriotëve.
  • 21 dhjetor 1988 – Një avion pasagjerësh i Linjave Ajrore Panamerikane, i cili fluturonte nga Londra për në Nju-Jork, shpërtheu në ajër mbi qytezën Lockerbie të Skocisë. Aksidenti në fjalë u mori jetën 270 personave nga 21 vende të botës, përfshi këtu edhe 11 veta në tokë. Si rezultat i hetimeve disavjeçare, u zbulua se në avion ishte vendosur bombë nga një agjent i shërbimit sekret të Libisë. Administrata e Gaddafit pranoi bashkëpunimin me autoritetet britanike, të cilave u dorëzoi teknikun e avionit dhe agjentin sekret libian, të cilët kishin vendosur bombën. Gaddafi pohoi se vendi i tij kishte përgjegjësi në këtë sulm terrorist, por mohoi implikimin e tij personal në këtë ngjarje. Qeveria libiane u pagoi miliarda dollarë dëmshpërblime familjeve të viktimave.
  • 21 dhjetor 2017 – Projektrezoluta e hartuar me nismën e Turqisë kundër vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe transferuar ambasadën amerikane nga Tel-Avivi në Qytetin e Shenjtë, u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me 128 vota “pro” dhe 9 “kundër” pavarësisht të gjitha përpjekjeve të SHBA-së për ta penguar atë. Në votim abstenuan 35 shtete. Me këtë rezolutë, OKB-ja konfirmoi se vendimi në fjalë i Trumpit binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Related posts

Si sot 19 Korrik!

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!