1888 – U nënshkrua Konventa e Stambollit ndërmjet 9 shteteve të ndryshme të botës, në krye të së cilave renditeshin Anglia dhe Perandoria Osmane.
1939 – Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli bëhet Papë.
1985 – Drejtësia franceze shpalli fajtorë 3 të dyshuarit si autorë të sulmit me bombë që u mori jetën 8 personave, 2 prej të cilëve turq, në Aeroportin Orly të Parisit.
2000 – Diktatori i rrëzuar i Kilit, Augusto Pinochet, i cili mbahej në arrest shtëpie prej 16 muajsh në Angli, u la i lirë.
2008 – Dimitrij Medvedev fitoi më së shumti vota në zgjedhjet për kryetar në Rusi.
2016 – Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi të aplikojë sanksione tregtare ndërkombëtare kundër Phenianit për shkak të programit të tij bërthamor.