Ngjarje:
- 1839 – Robërit afrikanë në një anije “Amistad” ngrihen dhe rebelohen kundër zotërinjve të tyre.
- 1881 – James Garfield, presidenti i 20-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, plagoset në Washington dhe si pasojë e kësaj vdes në muajin shtator.
- 1917 – Gjatë Luftës së Parë Botërore, Greqia i shpall luftë Gjermanisë dhe aleatëve të saj.
- 1961 – Shkrimtari Ernest Hemingway vdes nga infektimi i plagës së vetëshkaktuar nga një armë zjarri në Ketchum, Idaho.
- 1964 – Presidenti amerikan, Lyndon Johnson, nënshkruan Projektligjin për të drejtat civile.
- 1990 – Filloi hyrja masive në ambasada. Filluan demostratat në gjithë vendin. Goditje e ashpër ndaj diktaturës dhe shërbetorëve të saj në Tiranë.
- 1990 – Dita e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese në Kosovë.
- 1992 – IRA pranon vrasjen e tre personave, për të cilët pretendonte se jepnin informata për aktivitetet e tyre.
- 1999 – Shkrimtari amerikan, Mario Puzo – autor i librit “Kumbari” – vdes në moshën 78-vjeçare.
- 2005 – Ngjarja më e madhe globale muzikore “Live 8” mbahet në tentim për të rritur vetëdijen për varfërinë në Afrikë.
Festa dhe përvjetore:
- Dita ndërkombëtare e gazetarëve sportiv