Ngjarje:
- 1512 – Martin Luther bëhet doktor i teologjisë (Doktor i Biblës).
- 1812 – Napoleon Bonaparte kthehet në Moskë.
- 1917 – Hapet aeroporti “Love Field” në Dallas, Texas.
- 1921 – Kryeministri portugjez António Granjo dhe politikan tjerë vriten në Lisbon.
- 1952 – 15 vjeçari John Bamford shpëton njerëzit nga një shtëpi që digjej dhe bëhet njeriu më i ri që ka fituar çmimin George Cross.
- 1982 – John De Lorean u arrestua për trafikim të kokainës.
- 1983 – Kryeministri i Grenadës Maurice Bishop u rrëzua nga posti dhe u ekzekutua në grushtetin ushtarak nga Bernard Coard.
- 1987 – E Hëna e Zezë – Dow Jones Industrial Average bie 22%.
- 1991 – Në Italinë veriore dridhet toka më intenzitet 7.0 shkallë të Rihterit dhe len të vdekur 2000 njerëz.
- 2003 – Nënë Tereza është lumturuar nga Papa Gjon Pali II.
- 2005 – Fillon gjykimi i kryetarit të Irakut, Sadam Hussein nën akuzë: krim kundër njerëzimit.
Festa dhe përvjetore:
- Dita e Nënë Terezës – Festë
19 tetor 2003 – Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës dhe rrespektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi gjithe jetën. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Nënë Tereza vdiq në shtator 1997 në moshën 87 vjeçare.
Papa Gjon Pali II, i cili e adhuronte murgeshën shtatvogël shqiptare, shprehu atë’here dëshirën për ta shenjtëruar por arriti deri në etapën e parafundit, Lumturimin. Pikërisht, kjo ditë është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare e asaj kohe dhe viti 2010 që përkon me 100 vjetorin e lindjes e bamirëses me famë botërore ishte shpallur si “Viti i Nënë Terezës”.
Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.
Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve u kushtoi gjithë jetën.
Në 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.
Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të selisë së shenjtë.
Anjezë Gonxhe Bojaxhi ose Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqen.