Si sot 19 Qershor!

Ngjarje:

 

19 qershor 1865 – Me hyrjen e trupave ushtarake dhe me leximin e dekretit presidencial në Teksas (Texas), shtet që nuk e respektonte këtë vendim pavarësisht deklarimit të lirisë për skllevërit me ngjyrë nga Presidenti Abraham Linkoln (Lincoln), mori fund zyrtarisht skllavëria në ShBA.

 

  • 1886 – Me nismën e Shoqërisë së Stambollit u hap shkolla e parë shqipe në Korçë.
    “Më 19 Qershor 1886, “Shoqënia e Stambollit”, mundi të marrë lejen për hapjen e Shkollës shqipe në Korçë. Më pas shkolla të tilla, u hapën në Kolonjë, Pogradec, Luaras dhe Selcë. Pushtuesit u nxirrnin shumë pengesa dhe mundoheshin t’i mbyllnin, por ato vazhdonin veprimtarinë e tyre, duke u mbështetur tek populli.”

 

 

 

19 qershor 1910 – Në qytetin Spoken (Spokane) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për herë të parë në botë u kremtua “Dita e baballarëve”.

 

19 qershor 1934 – Shahu i Iranit, Riza Pehleviu dhe Mustafa Qemal Ataturku ndoqën së bashku në Qendrën Popullore në Ankara shfaqjen e operës “Ëzsoj” (Özsoy), që është opera e parë turke. Opera u frymëzua nga vepra e famshme e iranianëve “Shejhname” dhe u vu në skenë gjatë vizitës së shahut iranian.

 

19 qershor 1973 – Medalja e Shoqatës Botërore e Dashurisë iu dha këngëtares turke Shenaj (Şenay) për këngët e saj “Duaj vëlla” (Sev Kardeşim) dhe “Ah sikur të ishte festë jeta” (Hayat Bayram Olsa). 

 

19 qershor 1973 – Ndërroi jetë historiani i letërsisë turke dhe studiuesi i folklorit Tahir Alangu, i cili ka bërë studime mbi përrallat, lojërat e hijeve, epopetë dhe folklorin e mërgimtarëve.

 

  • 2008 – Hashim Thaçi, kryeministër i Republikës së Kosovës, në cilësinë e kryeministrit për herë të parë viziton Republikën e Shqipërisë.
    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së  Kosovës, Hashim Thaçi, u prit më datë 19 Qershor 2008 me nderime të larta shtetërore në fillim të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 

 

Vdekje:

 

  • 1988 – Marie Logoreci, aktore shqiptare (L. 1920)

 

Related posts

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi

Si sot 12 Qershor!