Si sot 18 Shtator!

Ngjarje:

  • 96 – Nerva u shpall Perandor Romak pas vrasjes së Domitianit.
  • 1180 – Philip Augustus u bë mbret i Francës.
  • 1502 – Christopher Columbus zbriti në Kosta Rikë në udhëtimin e tij të katërt dhe të fundit.
  • 1635 – Perandori Ferdinandi II i shpalli luftë Francës.
  • 1809 – U hap Royal Opera House në Londër.
  • 1837 – U themelua kompania Tiffany and Co. nga Charles Lewis Tiffany dhe John B. Young në Nju Jork Siti, Nju Jork.
  • 1851 – Filloi botimi i gazetës The New-York Daily Times, e cila më vonë do të bëhet The New York Times.
  • 1882 – U hap Pacific Stock Exchange.
  • 1919 – Holanda u dha grave të drejtën e votimit.
  • 1932 – Aktorja Peg Entwistle bëri vetvrase duke kërcyer nga shkronja “H” në shenjën Holivud.
  • 1948 – Margaret Chase Smith u bë gruaja e parë e zgjedhur në senatin amerikan pas mundjes së Adrian Scoltenit.
  • 1967 – U themelua Esporte Clube Santo André në Brazil.
  • 1970 – Jimi Hendrix u gjet i vdekur në bodrumin e tij në Londër.
  • 1975 – Patty Hearst u arrestua pas qëndrimit një vjeçar në FBI Listën e Personave të Kërkuar.
  • 1982 – Militantët krishterë filluan masakrimin e 600 palestinezëve në Lebanon.
  • 1997 – Biznesmeni dhe posediesi i mediave, amerikani Ted Turner i dhuroi Kombeve të Bashkuara një miliard dollarë.
  • 1997 – Votuesit e Uellsit në referendumin e mbajtur votuan 50,3 % “PËR” autonominë e Uellsit.
  • 1998 – U themelua ICANN.
  • 2004 – Fordi i vuri në shitje Jaguar Racing dhe Cosworth.

Festa dhe përvjetorë:

  • 18 shtatori 1944 është dita e çlirimit të Gjirokastrës.

“Gjatë mbretërimit të mbretit Zog (1928-1939) Gjirokastra u bë një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të vendit. Në këtë periudhë u ndërtua edhe burgu i madh në Kala. Gjatë pushtimit fashist që pasoi, qyteti ishte qendër e rezistencës kundër forcave italiane dhe më pas atyre naziste. Krahinat rrotull Gjirokastrës u çliruan më 1944 nga forcat partizane, duke shërbyer si bazë për çlirimin e gjithë vendit më nëntor 1944”.

Gjirokaster

Monumenti nderon dy vajza te reja partizane Bule Naipi dhe Persefoni Kokedhima, qe u varen nga nazistet gjate Luftes se Dyte Boterore me 1944.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi