Si sot 18 Mars!

Ngjarje:

18 mars 1915 – Blloku i Antantës, i cili aspironte të pushtonte Stambollin dhe të shtynte Perandorinë Osmane jashtë Luftës I Botërore, tentoi të kalojë ngushticën e Çanakalasë me luftanije, por dështoi. Rezistenca e ushtrisë osmane të udhëhequr nga Mustafa Qemali, përfundoi me fitore ndaj forcave të Antantës, të cilat kishin zbarkuar trupat e tyre në brigjet e Çanakalasë. Lufta e Çanakalasë është lufta mes ushtrisë së Perandorisë Osmane dhe Shteteve të Antantës që u zhvillua në det, tokë dhe ajër në vitin 1915 në gadishullin e Galipolit.

18 mars 1962 – Kryengritja e nisur nga Fronti Nacionalçlirimtar i Algjerisë në vitin 1954 dhe lufta civile që shpërtheu në vijim, morën fund me marrëveshjen ndërmjet Francës dhe kryengritësve. Në këtë luftë civile rreth 8-vjeçare humbën jetën gati 250.000 algjerianë. Algjeria e fitoi pavarësinë më 5 korrin 1962.

18 mars 1992 – Ndryshimi kushtetues për t’u njohur qytetari të barabartë zezakëve në Afrikën e Jugut, u miratua me një referendum popullor ku morën pjesë vetëm të bardhët.

Related posts

A e dini perse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?!

Dëshironi një lidhje më të afërt emocionale me partnerin tuaj? Ja si ta bëni diçka të tillë!

Sa fiton “YouTuber”-i më i ndjekur në botë nga kjo platformë? Llogaritë e fundit janë MARRAMENDËSE!