Si sot 17 Shtator!

Ngjarje:

  • 1630 – U themelua qyteti Boston, Massachusetts, ShBA.
  • 1631 – Suedia arrinë fitore të madhe ndaj Perandorisë së Shenjtë Romake gjatë luftës tridhjet vjeçare.
  • 1776 – U themelua Presidio i San Franciskos në Spanjën e Re.
  • 1814 – Francis Scott Key mbaron poemën e tijë The Star-Spangled Banner.
  • 1859 – Joshua A. Norton e shpall veten Perandori Norton I i Shteteve të Bashkuara.
  • 1914 – Andrew Fisher bëhet Kryeministër i Australisë për herë të tretë.
  • 1943 – Qyteti rus Bryansk çlirohet nga Nazistët.
  • 1972 – Emetohet seria e parë e serialit M*A*S*H në televizionin CBS.
  • 1983 – Vanessa Williams bëhet zezakja e parë Miss America.
  • 1991 – Korea e Veriut, Korea e Jugut, Estonia, Latvia, Lituania, Ishujt Marshall dhe Mikronezia i bashkangjiten Kombeve të Bashkuara.
  • 1991 – U paraqit verzioni i parë Linux kernel (0.01) në Internet.
  • 1993 – Trupat e fundit ruse largohen nga Polonia.
  • 2004 – Tamilishtja shpallet gjuha e parë klasike në Indi.

Festa dhe përvjetore:

  • Mbledhja e Pezës

Mbledhja e Pezës, apo siç u quajt nga Enver Hoxha dhe historiografia komuniste Konferenca e Pezës, ishte një mbledhje e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste.

Mbledhja u mbajt në fshatin Pezë, pak kilometra larg nga Tirana, në të ashtuquajturën zona e Pezë-Helmësit.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi