Si sot 17 Mars!

Ngjarje:

  • 17 mars 1816 – Anija 38-tonëshe me emrin “Elise” dhe e drejtuar nga kapiteni Pierre Andriel është anija e parë me avull që ka kaluar detin e La-Manshit.
  • 17 mars 1891 – Ahmed Ihsan Tokgöz krijoi revistën “Servet-i Fünun”, e cila zë një vend të rëndësishëm në historinë e letërsisë turke. Revista u bë pararoja e rrymës letrare të ndikuar nga letërsia perëndimore duke përfshirë në gjirin e saj shumë poetë dhe shkrimtarë.
  • 17 mars 1901 – Pikturat e Van Gogh nisën të ekspozohen në galerinë Bernheim-Jeune në Paris. Mjeshtri i pikturës gjatë të gjithë jetës së tij kishte arritur të shiste vetëm një prej veprave të tij. Van Gogh i dha fund jetës në vitin 1890.  
  • 17 mars 1914 – Wilhelm von Wied zbriti në Durrës.
  • 17 mars 1941 – Nëndetësja e kapitenit gjerman Otto Kretschmer u fundos dhe kapiteni u kap rob. Deri në këtë datë Otto Kretschmer kishte arritur të fundoste 47 anije dhe kishte fituar titullin si kapiteni që kishte mbytur në luftë anijet me tonazhin më të lartë, duke regjistruar një rekord prej 274.333 tonë në total.
  • 17 mars 1948 – Mes Belgjikës, Francës, Holandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Luksemburgut u firmos Traktati i Brukselit, një aleancë 50-vjeçare, duke u krijuar kështu Bashkimi i Evropës Perëndimore. 
  • 17 mars 1954 – Në fund të shortit kombëtarja turke eliminon Spanjën dhe fiton të drejtën të marrë pjesë për herë të parë në Kupën Botërore të FIFA-s. Kampionati i 5-të Botëror i Futbollit u organizua në Zvicër dhe Turqia u skualifikua në turin e parë.

Festa dhe përvjetore:

1861 – Pavarësia e Italisë

Related posts

Si sot 19 Korrik!

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!