Si sot 17 Korrik!

Ngjarje:

  • 1821 – Spanja ia dorëzoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës Floridën.
  • 1898 – Ushtarët spanjollë në Santiago të Kubës iu dorëzuan forcave amerikane gjatë Luftës spanjolle-amerikane.
  • 1917 – Derisa Britania ndodhej në luftë me Gjermaninë, familja mbretërore britanike ndërroi mbiemrin nga Saxe-Coburg Gotha në Windsor.
  • 1945 – Presidenti amerikan Harry S. Truman, lideri sovjetik Josef Stalin dhe kryeministri britanik Winston Churchill filluan takimin në Potsdam gjatë samitit të fundit të aleatëve të Luftës së Dytë Botërore.
  • 1955 – U hap Disneyland në Anaheim të Kalifornisë.
  • 1967 – Saksofonisti dhe kompozitori i muzikës jazz, John Coltrane, vdiq në moshën 40-vjeçare.
  • 1979 – Presidenti i Nikaraguas, Anastasio Somoza, dha dorëheqjen dhe iku në ekzil në Miami.
  • 1996 – Një aeroplan “Boeing 747” që ishte nisur drejt Parisit, eksplodoi dhe u përplas në New York, pak pas nisjes nga aeroporti ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Të 230 personat në bord humbën jetën.
  • 2000 – Bashar Assad, i biri i Hafez Assadit, u bë presidenti i 16-të i Sirisë.
  • 2005 – Tribunali Special për Irakun paraqiti rastin e vet të parë kundër Saddam Husseinit, për masakrën e shiitëve të vitit 1982.
  • Më 17 korik vriten mbi 200 civil shqiptar gjatë luftimeve në Rahovec (Kosovë)

Vdekje:

  • 1790 – Adam Smith, babai i Ekonomisë Politike

Adam Smith (5 qershor 1723 – 17 korrik 1790) Ishte një filozof dhe ekonomist skocez i Iluminizmit. Ai qëndron në histori si babai i shkencës ekonomike moderne, vepra kryesore e të cilit, Pasuria e kombeve, është një nga tekstet themeltare të liberalizmit ekonomik. Profesor i filozofisë morale në Universitetin e Gllasgout, ai i kushtoi dhjetë vite të jetës së tij këtij teksti që frymëzoi ekonomistët e mëdhenj pasardhës, ata që Karl Marks do t’i quante « klasikët » dhe që do të hidhnin parimet kryesore të liberalizmit ekonomik.

Shumica e ekonomistëve e konsiderojnë Smithin si «babain e ekonomisë politike» megjithatë, disa, si austriaku Jozef Shumpeter dhe amerikani Murrej Rothbard, e kanë quajtur një autor të vogël, duke konsideruar që vepra e tij përmbante pak ide origjinale dhe që këto të fundit ishin të gabuara.

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

“Do merrni lajme të mëdha”/ Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë me plot ndryshime!