Si sot 16 Mars!

Ngjarje:

  • 16 mars 597 – Babilonasit e pushtunë Jerusalemin.
  • 16 mars 1521 – Ferdinand Magelani arrinë në Filipine.
  • 16 mars 1813 – Gjermania sulmon Francën.

16 mars 1919 – Blloku i Antantës pushtoi zyrtarisht Stambollit, kryeqytet i Perandorisë Osmane. Forcat pushtuese bastisën herët në mëngjes postën në Sehzadebasi duke martirizuar 4 dhe plagosur 10 ushtarë turq të paarmatosur.

16 mars 1921 – Pas fitores turke në Betejën I të Inonusë, Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) njohu zyrtarisht Qeverinë e Ankarasë duke nënshkruar Traktatin e Moskës, i cili është marrëveshja e dytë që Qeveria e Ankarasë ka nënshkruar në arenën ndërkombëtare gjatë Luftës Çlirimtare Turke që ishte në vazhdim.

16 mars 1968 – Trupat amerikane bastisën njëkohësisht fshatrat My Lai, My Khe e Son My gjatë Luftës së Vietnamit dhe masakruan 347 civilë. Vetëm 1 ushtar amerikan u dënua për këtë brutalitet çnjerëzor të njohur historikisht si “Masakra e My Lait”. Të njëjtën ditë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lyndon B. Johnson, mori vendim për të dërguar në Vietnam edhe 50.000 trupa të tjera.

16 mars 1988 – Qyteza Halepçe në Irak u bombardua nga 8 avionë që transportonin bomba me gaz toksik. Sulmi u bë me urdhër të Presidentit Saddam Hussein. Në këtë masakër vdiqën rreth 5.000 veta dhe u plagosën mbi 7.000 të tjerë. Gjykata e Lartë Penale e Irakut, themeluar pas rrëzimit të Saddamit, e njohu Masakrën e Halepçes si “gjenocid”.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi