Si sot 14 Qershor!

Ngjarje:

1841 – Parlamenti i parë kanadez filloi punën në Kingston.

1900- Hawaii u bë territor i SHBA-së.

1907- Gratë në Norvegji e fituan të drejtën për të votuar.

1927- Presidenti nikaraguas, Adolfo Diaz, nënshkroi një traktat me SHBA-në, duke e lejuar ndërhyrjen amerikane në shtetin e tij.

1940 – Nazistët e hapën kampin e tyre të përqendrimit në Auschwitz, në Poloninë e okupuar nga Gjermania.

1940 – Ushtarët gjermanë hynë në Paris. Me okupimin e Parisit u paralajmërua vënia e orës policore.

1945 – Burma u çlirua nga Britania.

1949 – U formua shteti i Vietnamit.

1965 – Një triumvirat ushtarak mori kontrollin mbi Sajgon, në Vietnamin Jugor.

1982 – Forcat argjentinase iu dorëzuan ushtarëve britanikë në Ishujt e Falklandit.

1985 – Nisi rrëmbimi 17-ditësh i aeroplanit TWA. Rrëmbyesit ishin shiitë libanezë.

1996 – Rebelët çeçenë morën 2.000 njerëz peng në një spital në Rusi.

1999 – Çlirimi i Gjakovës nga pushtuesit serb.

Festa dhe përvjetore:

Dita Boterore e Dhurimit te Gjakut

Dita Botërore e dhuruesit të gjakut është ditë që u kushtohet dhuruesve të gjakut për hir të sakrificës që ata bëjnë si dhe rritjes së ndërgjegjies për të pasur sa më tepër dhurues vullnetarë të gjakut. Kjo ditë mbahet çdo 14 qershor të çdo viti duke filluar nga viti 2004.

Related posts

Si sot 19 Korrik!

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!