Si sot 13 Mars!

Ngjarje:

  • 483 – Felix bëhet Papë
  • 13 mars 624 – U zhvillua Lufta e Bedrit ndërmjet myslimanëve të udhëhequr nga Profeti Muhamed (s.a.v.) dhe qafirëve të Mekës. Lufta u bë pasi myslimanët u detyruan të shpërngulen (hixhret) dhe mallrat e tyre u plaçkitën nga banorët e Mekës. Këtë luftë e fituan e myslimanët
  • 13 mars 1552 – Ushtria osmane nën komandën e Sulltan Sulejmanit I, i njohur gjerësisht nga perëndimorët si “Ligjbërësi”, mori kryeqytetin Beograd dhe ngadhënjeu mbi Mbretërinë e Hungarisë
  • 13 mars 1940 – Lufta e Dimrit, e cila pati filluar më 30 nëntor 1939 me hyrjen e gati 500 mijë trupave sovjetike në Finlandë, mori fund me dorëzimin e finlandezëve dhe nënshkrimin e Traktatit të Paqes së Moskës
  • 1945 – Haki Taha nga Gjakova, tri ditë pas shpalljes së gjendjes ushtarake në Kosovë vret Miladin Popoviqin.
  • 13 mars 1964 – Turqia i dërgoi notë proteste Presidentit të Shtetit të Bashkuar të Qipros, Makarios, ku paralajmërohej se Turqia do të ndërhynte në Ishull duke përdorur të drejtat e shtetit garantues në rast se sulmet e grekëve ndaj turqve qipriotë nuk merrnin fund urgjentisht

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi