Si sot 13 Korrik!

Ngjarje:

  • 1793 – Shkrimtari revolucionar francez, Jean Paul Marat, u ther për vdekje nga Charlotte Corday, e cila u ekzekutua katër ditë më vonë.
  • 1863 – Trazirat kundër Luftës Civile amerikane shpërthyen në qytetin e New Yorkut dhe rreth 1.000 persona u vranë brenda tri ditëve.
  • 1960 – John F. Kennedy e siguroi nominimin presidencial në SHBA, në kuvendin e partisë së tij në Los Angeles.
  • 1977 – Një ndërprerje 25-orëshe e rrymës preku qytetin e New Yorkut, pasi që vetëtima kishte dëmtuar rrjetin energjetik.
  • 1985 – Live Aid, një koncert ndërkombëtar roku u mbajt në Londër, Philadelphia, Moskë dhe Sydney, për të mbledhur para për të varfrit e Afrikës.
  • 2003 – Me bekimin e administratorëve amerikanë, irakianët inauguruan këshillin e tyre të parë qeverisës pas rrëzimit të Saddam Hysseinit.
  • 2006 – Izraeli i vuri bllokadë detare Libanit dhe e sulmoi aeroportin Bejrutit si dhe bazat ushtarake libaneze. “Hezbollahu” ndërkaq hodhi dhjetëra raketa mbi Izraelin.
  • 2007– Ish-magnati mediatik, Conrad Black, u shpall fajtor në Chicago për mashtrim. Ai është duke e vuajtur dënimin gjashtëvjeçar me burgim në një burg federal të Floridës.

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

“Do merrni lajme të mëdha”/ Horoskopi javor nga Meri Gjini: Një javë me plot ndryshime!