Ngjarje:
12 prill 1861 – Shpërtheu në Karolinën e Jugut Lufta Civile Amerikane. Në fund të luftës vdiqën gjithsej 620 mijë njerëz.
12 prill 1931 – U krijua me direktivë të Mustafa Qemal Ataturkut Shoqata e Historisë Turke me qëllim studimin e historisë turke nga burimet e dorës së parë.
12 prill 1937 – Ndahet nga jeta poeti, dramaturgu dhe diplomati turk Abdylhak (Abdülhak) Hamid Tarhan, i njohur me poezitë “Makber” dhe “Eshber”.
12 prill 1946 – Siria pavarësohet nga Franca.
12 prill 1961 – Bashkimi Sovjetik dërgoi në hapësirë njeriun e parë. Kozmonauti Yuri Gagarin shkoi në hapësirë me anijen “Vostok-1” dhe qëndroi në hapësirë 108 minuta.
12 prill 1969 – U hap në Stamboll Pallati i Kulturës, i cili më vonë do të marrë emrin “Qendra Kulturore Ataturk”. Qendra u hap me operën “Aida” dhe baletin turk “Në krua” (Çeşmebaşı).
12 prill 1981 – U lëshua në hapësirë anija e parë kozmike “Columbia”. Dy astronautët që gjendeshin në këtë anije bënë ecjen e parë në hapësirë.
12 prill 1997 – Pretenduesi i fronit mbretëror të Shqipërisë Leka I u kthye në Shqipëri pas 58 viteve.