Si sot 12 Mars!

12 mars

Ngjarje:

  • 12 mars 1365 – U themelu Universiteti i Vijenës.
  • 12 mars 1921 – Në kuvendin e Turqisë (TBMM) u miratua “Himni i Pavarësisë” i Kombit Turk. Poezia (teksti i himnit), e cila shprehte dashurinë e turqve për atdheun dhe flamurin, vullnetin e tyre për liri, kur u lexua në Kuvend krijoji një emocion shumë të madh dhe u pranua me vokacione entuziaste. Në ato vite turqit bënin përpjekjen kombëtare për pavarësi dhe çlirim.
  • 12 mars 1930 –Mahatma Gandi, lideri i Indisë dhe Lëvizjes për Pavarësinë e Indisë, filloi “Marshimin e kripës” me qëllim për të kundërshtuar monopolin e qeverisë në prodhimin e kripës. Këtë marshim Gandi e vazhdoi deri në 6 prill dhe u shoqërua nga mijëra indianë.
  • 1938 – Austria – anektohet nga Gjermania naziste.
  • 1940 – Fundi i luftës në dimër, Bashkimi Sovjetik mposht Finlandën.
  • 1971 – Forcat e Armatosura Turke i dërguan qeverisë një memorandum për shkak të krizave politike, grevave dhe protestave të studentëve në vend. Si pasojë e këtij memorandumi dha dorëheqjen Kryeministri Sulejman Demirel (Süleyman Demirel) dhe më 26 mars u krijua Qeveria e Reformave e Kryeministrit Nihat Erim.
  • 1985 – Militantët armenë sulmuan me armë Ambasadën e Turqisë në Otava. Ambasadori Xhoshkun Kërxha (Coşkun Kırca) shpëtoi i plagosur nga ky sulm, kurse një polic kanadez humbi jetën.
  • 1999 – Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria pranohen në NATO.
  • 2003 – Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiç u vra si pasojë e një atentati në Beograd.

Festa dhe përvjetore:

  • Burundi, festa e punës
  • 1968 – Mauritius, dita e pavarësisë

Related posts

pse themi alo

A e dini perse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?!

lidhje emocionale

Dëshironi një lidhje më të afërt emocionale me partnerin tuaj? Ja si ta bëni diçka të tillë!

YouTuberi

Sa fiton “YouTuber”-i më i ndjekur në botë nga kjo platformë? Llogaritë e fundit janë MARRAMENDËSE!