Si sot 11 Maj!

Ngjarje:

11 maj 330 – Inagurimi i Konstantinopojës nga Konstandini i Madh

11 maj 1910 – U shpall parku kombëtar Glacier në Alaskë, një prej thesareve më të çmuara të Shteteve të Bashkuara.

11 maj 1944 – Udhëheqja e Stalinit vendosi për internimin e turqve të Krimesë në Siberi dhe Azinë Qendrore me justifikimin se ata ishin kolaboracionistë të nazistëve. Me këtë vendim, implementimi i të cilit filloi më datë 18 maj, dhjetëra-mijëra turq krimeanë u dëbuan me forcë nga trojet në të cilat jetonin prej shekujsh.

11 maj 1981 – Kitaristi dhe kantautori xhamajkan me famë botërore, Bob Marley, i cili pranohet si një legjendë e muzikës “reggae” me më shumë se 130 disqe e qindra këngë, u shua në moshën 36-vjeçare si pasojë e kancerit.

11 maj 1985 – Si pasojë e trazirave dhe zjarrit mes tifozëve në ndeshjen e futbollit ndërmjet Birmingham City dhe Leeds United, 40 njerëz vdiqën dhe 150 u plagosën.

11 maj 1988 – Harold “Kim” Philby, gazetar dhe oficer i shërbimit britanik të inteligjencës, vdiq në Moskë në moshën 76-vjeçare. Ai u quajt “njeriu i tretë” që u dha mundësi spiunëve sovjetikë Guy Burges dhe Donald Meklin të arratiseshin në vitin 1951 në Rusi.

11 maj 2010 – Vullkani islandez Eyjafjallajoekull nxirrte rreth 50 tonë hi në sekondë, ndërsa të enjten e kaluar nxirrte nga 400 tonë në sekondë kur dhe kishte forcuar.

11 maj 2010 – Gordon Brown ka dhënë dorëheqjen si kryetar i qeverisë së Britanisë së Madhe dhe si udhëheqës i Partisë Laburiste.

Related posts

Si sot 19 Korrik!

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!