Ngjarje:
- 1995 – Ushtria serbe hyn në Srebrenicë dhe vrasin rreth 8000 meshkuj mysliman të moshave të ndryshme.
Festa dhe përvjetore:
Dita Boterore e Popullsise
11 korriku sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Sipas kësaj organizate, në çdo sekondë që kalon bota rritet me 2.6 njerëz çka do të thotë se në një ditë popullsia shtohet me 225,000 njerëz në ditë ose afro 83 milion në vit.
Nëse të gjithë njerëzit sot do të kishin të njëjtin stil jetese siç e kanë shtresat e mesme në vendet e pasura industriale, atëherë presioni ndaj burimeve të planetit tonë të kaltër do të rritej pa masë.
Do të nevojitej edhe të paktën një tokë tjetër për të furnizuar njerëzit. OKB-ja vendosi 11 korrikun si ditën e popullsisë së botës për t’u kujtuar njerëzve se çdo njeri është i dobishëm por ekziston vetëm një tokë për të gjithë.