Si sot 10 Qershor!

Ngjarje:

1878 – u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit

1886 – Shpërtheu vullkani në malin Tarawera në ishujt veriorë të Zelandës së Re, duke shkaktuar vdekjen e 153 personave.

1924 – Forcat revolucionare në Shqipëri hyjnë në Tiranë, qeveria e kryesuar nga Ilias Vrioni tërhiqet

1940 – Italia zyrtarisht u shpall luftë Britanisë së Madhe dhe Francës gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Po këtë datë edhe Gjermania pushton Norvegjinë.

1967 – Përfundon lufta gjashtëditore, ndërkohë izraelitët mposhtin kundërshtarët arabë dhe i zgjerojnë kufijtë e tyre në Lindjen e Mesme.

1977 – James Earl Ray, vrasësi i dënuar i Martin Luther King Jr, ikën nga burgu në Tennessee, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai arrestohet përsëri tri ditë më vonë.

1980 – Në Afrikën Jugore, Kongresi i Shteteve Afrikane lëshon një komunikatë nga lideri i burgosur, Nelson Mandela, në të cilën ai bën thirrje që mbështetësit e lëvizjes antiaparteid të ngrihen për këtë çështje.

1996 – Bisedimet paqësore fillojnë në Irlandën Veriore pa pjesëmarrjen e Sinn Feinit.

1999 – Tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.

1999 – Miratohet Rezoluta 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

2007 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri.

Related posts

A e dini perse themi “Alo” kur përgjigjemi në telefon?!

Dëshironi një lidhje më të afërt emocionale me partnerin tuaj? Ja si ta bëni diçka të tillë!

Sa fiton “YouTuber”-i më i ndjekur në botë nga kjo platformë? Llogaritë e fundit janë MARRAMENDËSE!