Si sot 10 Prill!

Ngjarje:

10 prill 1950 – Mareshali Fevzi Çakmak, komandant i rëndësishëm gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ministri i parë i Mbrojtjes Kombëtare dhe shefi i parë i Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare. Në funeralin madhështor të mareshalit Çakmak, shok armësh e mik i ngushtë me Mustafa Kemal Ataturkun dhe Ismet Inonunë, morën pjesë qindra-mijëra njerëz. 

10 prill 1994 – Forcat e NATO-tos përherë të parë nga themelimi bombarduat pozicionet serbe në rrethinën e Gorazhdës, Bosnja dhe Hercegovina.

10 prill 1998 – U nënshkrua Marrëveshja e të Premtes së Mirë (GFA), e njohur edhe si Marrëveshja e Belfastit, e cila i dha fund luftës civile 29-vjeçare në Irlandën e Veriut.

10 prill 2010 – Një avion “Tu-154M” i Forcave Ajrore të Polonisë u rrëzua pranë qytetit Smolensk të Rusisë duke u marrë jetën 96 personave në bordin e tij, përfshi këtu edhe Presidentin Lech Kaczynski e dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë polakë.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi