Si sot 10 Korrik!

Ngjarje:

  • 1850 – Nënkryetari amerikan, Millard Fillmore, mori presidencën, pas vdekjes së presidentit Zachary Taylor.
  • 1890 – Wyoming u bë shteti i 44–t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • 1943 – Forcat amerikane dhe britanike pushtuan Sicilinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
  • 1951 – Në Kaesong filluan bisedimet për përfundimin e luftës koreane.
  • 1964 – U lansua albumi “A Hard Day’s Night” i “Beatlesave”.
  • 1973 – Bahamet fituan pavarësisë, pas pushtimit kolonial treqindvjeçar britanik.
  • 1989 – Mel Blanc, zëri i personazheve të filmave të animuar, Bugs Bunny, Daffy Duck dhe Porky Pig, ndërroi jetë në moshën 81–vjeçare.
  • 1991 – Boris N. Yeltsin dha betimin si kryetari i parë i zgjedhur me vota demokratike i Republikës Ruse.
  • 1995 – Nobelistja Aung San Suu Kyi u lirua përkohësisht nga arresti mbi gjashtëvjeçar shtëpiak në Birmani.

Festa dhe përvjetore:

  • Ahmet Miftar Dede përvjetori i Kryegjyshit Bektashian, Shenjtorit dhe Atdhetarit.

Dede Ahmet Ahmataj, ka qenë kryegjysh botëror (Dedebaba) i bektazhizmit nga viti 1948 deri më 1958. Përktheu shumë libra, të cilat qenë një ndihmesë e madhe për bektashinjtë.

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi