Si sot 1 Maj!

Ngjarje:


1 maj 1786 – Opera Martesa e Figarosë e kompozuar nga Mozart u shfaq për herë të parë në Burgtheatër të Vienës

1 maj 1886 – Punëtorët në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës hynë në grevë për rregullin e punës ditore 8-orëshe. Ndërmjet policisë dhe punëtorëve shpërthyen përleshje me pasojë vdekjen e shumë punëtorëve. Në mitingun e zhvilluar më 4 maj në Sheshin “Haymarket” të Çikagos, shpërtheu një bombë që u mori jetën 7 policëve dhe plagosi 69 të tjerë. Gjyqi rreth ngjarjes në fjalë dënoi me vdekje 4 liderë të punëtorëve. Tre vjet më vonë, 1 Maji u shpall “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve”.

1 maj 1902 – Mendohet te jete krijuar Shoqata e Punetoreve ne Shkoder nga Shtjefën Ingrizi

1 maj 1960 – Një aeroplan zbulimi amerikan, tip “U-2”, u qëllua dhe rrëzua ndërkohë që po fluturonte mbi territorin e Bashkimit Sovjetik. Piloti Francis Gary Powers, i cili ishte hedhur me parashutë nga aeroplani, u kap dhe u morr në pyetje. Incidenti shkaktoi një krizë të rëndë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik.

1 maj 1964 – U themelua me ligj të posaçëm Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT). Ky ligj e përkufizon TRT-në si person juridik publik autonom.

2004 – Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Qipro, Sllovakia dhe Sllovenia i bashkohen Bashkimit Evropian.

1 maj 2010 – Autoritetet turke lejuan pas 32 vitesh që 1 Maji të festohet në Sheshin “Taksim” të Stambollit si “Dita e Punës dhe Solidaritetit”.

Festa dhe përvjetore:

  • Ishujt Marshall – Festa e Kushtetutës
  • Kazakistani – Dita e Popullit
  • Samoa – Dita e Popullit
  • Dita e punëtorëve (Dita e proletariatit)

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi