Si sot 15 Prill!

Ngjarje:

15 prill 1452 – Leonardo da Vinci – piktor, skulptor, shkencëtar vizionar, dijetar, arkitekt, muzikant, matematikan, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist, dhe shkrimtar italian me famë botërore, erdhi në jetë në Anchiano të qytezës Vinci. Gjenia e këtij njeriu të kuriozitetit të pashuar dhe imagjinatës së ethshme krijuese është e pakrahasueshme edhe sot. Leonardo konsiderohet gjerësisht si një nga piktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ndoshta personi me talentin më të gjithanshëm që ka jetuar ndonjëherë. Krahas shpikjeve të tij përtej epokës në të cilën jetonte, Da Vinci ka lënë gjurmë të thella në periudhën artistike dhe kulturore të Rilindjes me dy kryevepra të pikturës si “Mona Lisa” dhe “Darka e Fundit”.

15 prill 1912 – Anija transatlantike “Titanik”, e cila filloi udhëtimin e parë me 2.340 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord, u fundos 2 orë e 40 minuta pasi u përplas me një ajsberg në jug të ishullit Njufaudlend. Në këtë ngjarje tragjike humbën jetën 1mijë e 513 njerëz. Titaniku ishte anija më e madhe e asaj kohe.

15 prill 1931 – Me direktivë të themeluesit dhe Presidentit të Parë të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, në Ankara u themelua Shoqata për Studimin e Historisë Turke. Emri i kësaj shoqate u ndryshua 4 vite më vonë për të marrë formën e sotme si Instituti Turk i Historisë (TTK). 

15 prill 1989 – 95 njerz humben jetën në në ndeshjen futbollistike në Sheffield (Angli)

15 prill 1992 – është themeluar Armata e Bosnjes dhe Hercegovinës.

15 prill 1998 – Pol Poti, kryeministër i Kamboxhias si lider i Kmerëve të Kuq, vdiq më moshën 72-vjeçare. Gjatë pushtetit të Pol Potit, i lindur si Saloth Sar, Kmerët e Kuq kryen një prej gjenocideve më të mëdha të historisë së njerëzimit. Ata janë përgjegjës për torturën dhe vrasjen e rreth 1 milion e 700 mijë bashkëkombësve kamboxhianë. 

Related posts

Si sot 19 Qershor!

9 ishuj përrallorë që pak njerëz i dinë dhe që duhet t’i vizitoni patjetër këtë vit!

Zymbyli magjepsës – Ja si ta rrisni vet në shtëpi