Ngjarje:
2 prill 1453 – Sulltan Mehmeti II, i njohur botërisht si “Ngadhënjimtari”, i dha start fushatës së rrethimit të Stambollit.
2 prill 1972 – Aktori i famshëm britanik, Charlie Chaplin, u rikthye pas 20 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku ishte larguar më 1952-shin pasi dyshohej si simpatizant i komunizmit, për të marrë Çmimin Oskar.
2 prill 1982 – Argjentina pushtoi ishujt Falkland duke u bërë shkak për shpërthimin e Luftës së Falklandit me Mbretërinë e Bashkuar. Pas kësaj lufte 73-ditore që përfundoi me fitoren britanike, Presidenti Leopoldo Galtieri i Argjentinës u arrestua nën akuzën e shkaktarit kryesor të luftës në fjalë.
2 prill 1991 – Gjatë demonstratës antikomuniste të zhvilluar në Shkoder mbeten të vrarë nga policia katër të rinj: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, te njohur edhe si “Deshmoret e prill-it”.
2004 – Bullgaria, Estonia, Lituania, Letonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia pranohen në NATO.
2009 – Shqipëria pranohet në NATO.
Festa dhe përvjetore:
Dita botërore e autizmit