Ja si ta pushoni dhimbjen e kokës pa përdorimin e ilaçeve

Dhimbja e kokës është e padurueshme dhe nuk injorohet dot.

Për pasojë çdokush kërkon një zgjidhje të menjëhershme që largon dhimbjet sa hap dhe mbyll sytë. Në vend të ilaçeve, është e rekomandueshme që të përdorni mënyra natyrale për të ndaluar dhimbjet.

Uji

Në të shumtën e rasteve dhimbja e kokës shpërthen si pasojë e dehidratimit. Dehidratimi mund të tjetërsojë humorin, ndjenjat dhe mendimet. Uji mund ta bëjë njeriun të ndihet më mirë dhe të shkurtojë kohëzgjatjen e dhimbjeve.

Kompresat e ftohta

Një kompresë e ftohtë mund të jetë zgjidhja më e mirë kundër dhimbjes së kokës. Vendosni një peshqir të lagur me ujë të ftohtë në qafë ose në kokë, dhe ftohtësia do të ngushtojë enët e gjakut dhe të pakësojë inflamacionin.

Kompresa e ngrohtë

Kur dhimbja e kokës vjen si pasojë e tensionit ajo shoqërohet me kontraktim të muskujve. Në ndihmë na vjen kompresa e ngrohtë që i qetëson ato. Në vend të kompresës mund të përdorni një peshqir të ngrohur ose të bëni një banjë të ngrohtë.

Fikni dritat

Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kokës bëhen shumë të ndjeshëm ndaj dritës. Dritat e ndezura por edhe ajo e pajisjeve elektronike mund t’i përkeqësojë simptomat. Dhimbja e kokës mund të largohet ose të zbutet duke qëndruar në një ambient të errët dhe jo me drita të forta. Rekomandohet të qëndroni një dhomë apo vend ku nuk ka shumë dritë.

Çaj bimor

Çaji i xhenxhefilit është shumë i mirë kundër migrenës. Një studim i vitit 2013 zbuloi se xhenxhefili ka të njëjtin efekt kundër migrenës si medikament. Çaji i nenexhikut, kamomilit dhe levandës gjithashtu eliminojnë dhimbjen e kokës.

Related posts

Kanellë me limon, kura më e mirë natyrale kundër gripit dhe problemeve të kyçeve!

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk flini mjaftueshëm!

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi