Si i bëri “like” Papa fotos së modeles braziliane në Instagram?/ Vatikani kërkon shpjegime

Vatikani po heton se si llogaria zyrtare e Papës në Instagram “i ka bërë like” një fotoje të një modeleje braziliane të veshur me rroba provokuese.

Një postim i publikuar nga modelja dhe blogerja Natalia Garibotto në fillim të tetorit, e cila shfaqej e veshur me rroba të ngjashme me një uniformë shkolle, që ekspozonin trupin e saj, u pëlqye nga llogaria zyrtare e Papës, @franciscus.

Fotoja ishte mbishkruar me një emoji me bri djalli, së bashku me fjalët: “Unë mund t’ju mësoj një ose dy gjëra”.

Më 14 nëntor, një ditë pasi Agjencia Katolike e Lajmeve raportoi mbi skandalin dhe kërkoi nga Selia e Shenjtë për koment, “like” u hoq. Është e paqartë se kur llogaria e Papës e pëlqeu foton.

CNA njoftoi të martën se një hetim po vazhdon aktualisht brenda Vatikanit për të përcaktuar se si ndodhi ky “like”.

Megjithëse një ekip i stafit menaxhon llogarinë e Instagramit të Papës, një përfaqësues nga Selia e Shenjtë tha për The Guardian se ata konfirmuan se asnjë person nga stafi nuk e ka pëlqyer “fotografinë e rrezikshme”. Ata gjithashtu iu drejtuan Instagramit për shpjegime.

Instagrami nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë gjë publikisht.

Menjëherë pasi incidenti u bë viral, Garibotto bëri shaka në Twitter, duke shkruar: “Të paktën do shkoj në parajsë”.

Burimi: Revista Class

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”