Si e pikasi pronari i banesës njërin prej grabitësve të kokainës, kur shkoi t’i kallëzonte në komisariat (Mesazhet)

Gjashtë persona, Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj u lanë sot në burg për tentativën e grabitjes në banesën e shtetasit E. M dhe për kërcënimin e këtij të fundit që të mos denonconte.

Pasi dështoi grabitja e 4 kg kokainë (sic thonë autorët) në banesën e shtetasit E. M, në dosje thuhet se: “Shtetasi Spartak Qoku i ka shkruar sërish sms E. M dhe e kërcënon ta mbyllë cështjen pa i denoncuar. Këtu del se ky shtetas i ka borxh një tjetër personi, që mendohet se merren me shitje narkotikësh”.

Nga transkriptimet rezulton se këta persona janë në dijeni të grabitjes me armë në banesën e E. M. Nga verifikimet rezulton se shtetasi Spartak Qoku ka qënë i arrestuar për disa vjedhje në bashkëpunim, ndërsa vëllai i tij Elvis Qoku ka qënë i arrestuar në 2019 për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe i shoqëruar disa herë për vjedhje’.

Në dosje është edhe një sms ku shtëtasit E. M. i kërkohet falje nga personat që i shkuan ta grabisnin.

E. të lutem na e mbyll këtë cështje me shtetin, të kërkojmë falje, dhe nëqoftëse na ndihmon me shtetin ne do të tregojmë se kush na solli te ty”. Personi që i telefonoi i tha gjithashtu se ai beratasi që mban afër, po na ndihmove me shtetin, do ta sjellim beratasin te ty dhe do të tregojmë fije për pe, se kush na solli te ty”.

Shtetasi E. M, ju ka cuar sms ku thotë: “përsa i përket informatorit u kanë drejtuar shumë keq se unë nuk kam as lekë në shtëpi dhe se nuk mbaj njeri me rrogë, se unë jam me rrogë për vete”. Të nesërmen i kanë ardhur disa sms të tjera që i ka vendosur në dispozicion të autoritetve që i thonë ta mbyllë këtë cështje.

Në momentin që kallëzuesi është paraqitur në komisariat ka parë një person që po e shoqëronte policia, i cili tre muaj e gjysmë më parë sapo kishte filluar karantina, sëbashku me shtetasin Petro Sava (shok i E, kanë ardhur në pallatin e E kur ishte në karantinë) pasi E i kishte kërkuar Petros të shkonte në shtëpinë e tij për të marrë disa rroba. Petro Sava kishte marrë një makinë të kuqe kabriolet me tek derë, ku shofer ishte ai që pa në komisariat, për të cilin mësoi se quhej Tak Quku.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt