“Si do kërcesh me gjithë atë peshë”/ Ronaldo Sharka nuk ja kursen ndjekësit: E trishtë, sa shumë mllef nxirrni për dikë…

Ronaldo Sharka do të jetë një nga konkurrentet e “Dancing with the Stars”, i cili pritet të fillojmë më 6 Tetor në ekranin e Top Channel.

Të gjithë konkurrentët po punojnë fort në prova, duke dhënë maksimumin e tyre në një fushë që është krejtësisht e re për ta.

Ronaldo ka bërë një bisedë virtuale, mbrëmjen e kaluar me ndjekësit e tij, të cilëve iu ka kërkuar që t’i bënin pyetje lidhur me show-n magjik, “DWST”.

Gazetari i njohur duket se nuk e ka pritur aspak mirë faktin se një pjesë e mirë e publikut e ka komentuar në lidhje me peshën e tij, duke u shprehur se është shumë e trishtë.

Si do të kërcesh me gjithë atë peshë“, shkruan dikush në “Ask”.

“Që prej lajmërimit që do të jem konkurrent në “DWTS”, pjesa më e madhe e komenteve lidhen me peshën. Eshtë e trishtë se sa shumë mllëf nxirrini për dikë që ka barkun më të madh se normalja”

Unë nuk mund të jem i dobët sepse doni ju, unë do të jem si dua unë të jem. Pastaj ka një përse gjithçka ndodh. Kur të kem trupin perfekt, do besojnë ata që më ndjekin se mund të bëjnë një trup perfekt. Edhe nëse nuk do e bëj, unë jam i lumtur edhe në paqe. Pranoni vetën siç jeni“, përfundon Sharka në përgjigjen e tij kundrejt fansit.

Dhe në fakt kjo nuk është hera e parë që Ronaldo kritikohet për peshën e tij, temë të cilën moderatori është përpjekur të mos i kushtojë kaq shumë vëmendje. Ai madje ditën e djeshme publikoi një video gjatë provave të “Dancing” teksa ka nxjerrë në pah barkun e tij, duke kërcyer.

Sa i përket konkurrentëve të “DWTS”, disa nga emrat që do të marrin pjesë janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova Juliana Nura.Këngëtarja e njohur Fifi, moderatori Eni Shehu, aktivistja dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçkaku, aktori Roerd Toçe dhe këngëtari Sardi Strugaj janë konfirmuar gjithashtu si konkurrentë të këtij spektakli madhështor që pritet të fillojë së shpejti. Moderatori Ronaldo Sharko gjithashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Aktorët e humorit, Elvis Pupa dhe Irgen Çela, vijnë gjithashtu në “Dancing with the Stars”.

Sa i përket Jurisë, është Olta Gixhari, Valbona Selimllari, Lori Bala dhe Ilir Shaqiri.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)