Si do të jetë moti gjatë javës?/ “Diell, vranësira dhe temperatura…”, ja çfarë thotë meteorologia

Vendi do të jenë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm këtë javë. Meteorologia Lajda Porja thekson se paraditet do të jenë me diell ndërsa pasditet do të sjellin vranësira por nuk priten reshje shiu.

Sa i përket temperaturave, pritet që të ketë rritje në ditët në vijim, ku maksimalet do arrijnë deri në 19 gradë.

“Territori shqiptar përgjatë kësaj jave do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Paraditet do të jenë me diell në pjesën më të madhe të Shqipërisë, pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira. Edhe pse më të dukshme do të jenë në zonat malore, nuk priten reshje shiu. Deri të premten, moti do të jetë i qëndrueshëm. E premtja do të sjellë grumbullim të vranësirave dhe reshje të pakta dhe të izoluara vetëm në ekstremin verior. Sa i përket vlerave termike, mëngjesit sot ka qenë relativisht i ftohtë.

Në qarkun e Dibrës janë shënuar temperatura -4 gradë, -2 në qarkun e Korçës ndërkohë presim vlera termike deri në 16 gradë celcius në qarkun e Vlorës. Duke filluar nga nesër deri të premten do të kemi rritje të temperaturave graduale nga dita në ditë duke bërë që pjesa e dytë e kësaj jave të jetë me temperatura shumë të larta, madje minimalet do të kalojnë pothuajse në vlera pozitive në të gjithë vendin, duke mbetur në -1 vetëm ekstremi verior.

Maksimalet do të ngjiten në 18 apo 19 gradë, temperatura tipike pranvere edhe pse jemi zyrtarisht në dimër.”, theksoi Porja.

Edhe rajoni do të jenë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Në Kosovë dhe Maqedoni, temperaturat do të rriten nga e mërkura.

“Për sa i përket vendeve të rajonit, konkretisht Kosova dhe Maqedonia e Veriut, edhe pse do të jenë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, dita e hënë dhe e martë do të jenë të ftohta. Minimalet në Kosovë deri në -4 apo -5 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 7 apo 8 gradë ndërsa në Maqedoni deri në -3 dhe -4 gradë. Nga e mërkura e në vijim do të ketë rritje edhe për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke bërë që Kosova të regjistrojë temperatura deri në 13 gradë dhe Maqedonia deri në 14 gradë. Parametri i erës paraqitet herë pas here mesatare me shpejtësi jo më shumë se 35 apo 40 km/orë.”, shtoi meteorologia.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024