“Shyqyr që ke kohë që analizon ekipet e tjera”, Dritan Mehmeti është një stuhi, debati me Deden: Jam më i zoti se ty (video)

Pas ndeshjes Tirana-Dinamo, në studion e Skaner” në “MCN”, pati një debat nervash mes Nevil Dedes i cili ishte në panel me trajnerin e Dinamos, Dritan Mehmetin.

Dede ngriti pikëpyetje mbi lojën ofensive të Dinamos që u dha mundësi bardhebluve në fund të sfidës që të mbyllnin ndeshjen me kundërsulme. Mehmeti insistoi që skuadra e tij kishte qenë superiore në shpjegimin që dha.

DEBATI

Dede: Unë nuk kam mendim, unë shoh rastet që humbi Latifi dhe 2 kundër 4 e humbi Abazaj. Por mos e merr ashtu, nuk ka lidhje, dua të vazhdoj logjikën e pyetjes…
Mehmeti: Por nuk është pyetje kjo.
Dede: Unë nuk po gënjej.

Mehmeti: …Siç do ti kohë t’i bësh analizën ndeshjes tënde.

Dede: Nuk e kam me qëllim të keq, janë faktet.

Mehmeti: Absolutisht. Unë mendoj shyqyr që ti ke kohë e merresh të analizosh edhe ekipet e tjera dhe është shumë pozitive kjo se unë nuk kam kohë, bravo.

Dede: Varet sa i zoti jam unë e sa i zoti je ti, kjo është histori tjetër.

Mehmeti: Po mirë mo, ti je shumë i zoti. Ne s’e vëmë në dyshim këtë punë.

Related posts

VIDEO/ Shtesa rezulton fatale për Tiranën, Flamurtari shpëton “lëkurën” në fund

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi