Shumë telashe për Qatip Osmanin, trajneri duhet të shuajë debatet te Vllaznia, ndaj Laçit mungon…

Tekniku i kuqebluve, Qatip Osmani, pavarësisht kërkesës së llogarisë ndaj lojtarëve të tij duket se ka kërkuar që disa debate mes vetë lojtarëve të mbyllen shpejt. Nga sa mësohet, në pushim të ndeshjes, tekniku Osmani ka gjetur një situatë të ndezur debatesh mes lojtarëve lidhur me golat pësuar. Ai mësohet të ketë kërkuar që analizat të bëhen prej tij dhe jo prej tyre.

“Të mos diskutohet tani ku u gabua. Të shikojmë çfarë do të bëjmë në pjesën e dytë. Nuk është koha për të parë dhe gjykuar njëri-tjetrin”, mësohet të ketë thënë tekniku. Debatet mësohen të kenë pasur si shkak dy golat e pësuar në minutat shtesë. Mirëpo, pavarësisht asaj që është diskutuar kuqeblutë nuk kanë arritur të reflektojnë në pjesën e dytë të takimit.

Vllaznia do të ketë një mungesë tejet të rëndësishme në takimin ndaj Laçit. Goleadori dhe kapiteni i saj, Bekim Balaj, do të mungojë në përballjen nda laçjanëve. Ai është ndëshkuar me karton të verdhë në përballjen ndaj të kuqve dhe që rezulton të jetë i katërti i tij.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit