Humbja në testin e fundit para startit të kampionatit nuk e shqetëson Rraman Hallaçin, edhe pse për “Panorama Sport” pas ndeshjes pohon se po vuajnë problemin para portës. Kukësi po punon intensivisht me trajnerin Rraman Hallaçi dhe ndihmësin e tij Oltijon Kërnaja. Skuadra verlindore, ndryshe nga vitet e tjera, është treguar e kujdesshme në merkato duke limituar dhe shpenzimet. Nw miqwsoren e fundit kundwr Burrelit, ekipi verilindor u mposht, por njw situatw e tillw nuk e shqetëson Rraman Hallaçin, edhe pse pohon se skuadra po vuan problemin para portws.
Skuadra u mundua disa herë të shkojë para portës, por na mungon qetësia. Ardhja e sulmuesit La Torre para disa ditësh mendoj se po përshtatet me skuadrën dhe do të na ndihmojë me grintën që ka”, u shpreh fillimisht tekniku. Më pas, ai thekson se presin një qendërmbrojtës, ndërsa ka besim te zhvillimi i një kampionati dinjitoz. “Po mundohemi të gjejmë një qendërmbrojtës me patjetër, menaxheri i klubit ka thënë që do ta kemi shumë shpejt. Rikthimet e Momoh dhe Rashitit do të na shërbejnë shumë.
Tani jemi të përqendruar te kampionati dhe skuadra do të jetë gati për këto sfida të rëndësishme. Kam besim te skuadra që do të bëjmë një kampionat dinjitoz dhe lojtarët që kanë bindur më shumë në këto miqësore, do të kenë më shumë minuta për ndeshjet e para. Kampionati është shumë i vështirë dhe e këtë e kam të qartë, por kam besim te skuadra. Disa do të kapin formën më të mirë dhe do t’i shërbejnë në vazhdimësi ekipit”, përfundoi Rraman Hallaçi.