“Shuma prej 500 mijë euro i përket Alda Klosit”, djali i pastrueses bashkëpunon me hetuesit

Havier Dobi, djali i pastrueses Rozeta Dobi, ka përforcuar akuzat e ngritura nga prokuroria ndaj Alda Klosit, ish këshilltares së Arben Ahmetajt, e arrestuar më 3 shkurt. Në dëshminë e tij i riu ka pohuar se shuma prej 500 mijë eurove i përket Klosit.

Havier Dobi, i ka qëndruar thënieve të nënës së tij në deklarimet e 3 shkurtit, kur prokuroria lëshoi edhe urdhërin e arrestit ndaj ish zyrtarës për të cilën janë ngritur tre akuza. Ai ka bashkëpunuar me hetuesit duke treguar fakte e rrethana të reja për hetimin e kësaj çështjeje.

Havieri ka thënë se mamaja e tij i ka marrë me urdhër të punëdhënëse së saj paratë, e ndërsa ai ka qëndruar poshtë pallatit ku banonte Klosi, ku e priste me makinë të ëmën.

Më tre shkurt mamaja e tij, Rozeta Dobi për 6 orë u pyet në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Gjatë marrjes së pyetje sanitarja pranoi përpara hetuesve se ka marrë paratë dhe ka treguar se veprimin e ka kryer vetëm, duke hequr çdo përgjegjësi të të birit.

Prokuroria thotë se Rozeta Dobi ka pranuar se të gjitha paratë e sekuestruara, përfshirë dhe 404 mijë eurot e gjetura në aspirator janë marrë nga banesa e Alda Klosit. Ndaj saj janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë.

Ndërsa këte të hënë ish zyrtarja e lartë, Alda Klosi do dalë përpara Gjyktes së Apelit. Ajo ka kërkuar në apel ndryshim të masës së sigurisë atë të arrestit me burg, në një masë më të butë

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024