122
E ndërsa shumë media po aludonin në lidhje me shëndetin e presidentit Joe Biden pas rrëzimit nga shkallët e avionit Air Force One, Shtëpia e Bardhë ka zbuluar shkakun e “aksidentit” që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime për liderin më të fuqishëm në botë.
Përmes një deklarate për mediat zv/sekretarja për Shtypin, Karine Jean-Pierre deklaroi se ishte era e fortë ajo që shkaktoi rrëzimin e presidentit Biden plot 3 herë nga shkallët.
Zv/sekretarja siguroi se kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte plotësisht në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të vijojë axhendën sipas parashikimeve.