“Shqiptarët të bashkohen me opozitën”/ Jorida Tabaku thirrje popullit për aferën e inceneratorëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku thotë se në dosjen për hetimet për inceneratorët, vëren se afera e inceneratorëve u ka kushtuar shqiptarëve 430 mln euro.

Më tej Tabaku nënvizon sot më shumë se kurrë nevoja e shqiptarëve është të bashkohen drejt një opozite e cila nuk është më perfektja.

Sipas Tabakut qytetarët të bëhen bashkë për një të ardhme që ofron një betejë të vërtetë e të sinqertë kundër korrupsionit, kundër monopoleve, kundër oligarkisë, kundër shtetit të kapur.

Koha të ndryshojmë të ardhmen!

Që prej ditës së djeshme, historia politike e Shqipërisë nuk është më e njëjtë. Për herë të parë në tridhjetë vite një zëvendës kryeministër është sot përpara bankës së të akuzuarve ndërkohë që një aferë që shqiptarëve u kushton 430 mln euro po vazhdon t’u zbulohet përditë  në përmasën e saj të plotë të korrupsionit.

Cilido që hedh sytë në dosjet e hetimeve për inceneratorët vëren manualin e një shteti të kapur nga koka tek këmbët. Gadishmëriae një ushtrie nëpunësish civilë e deri tek drejtuesit e ministrive dhe jo vetëm të tyre, për të zbatuar një më një urdhërat dhe dëshirat e dy personave që zotësinë e tyre më të madhe kishin “miqtë”.

Le të mos i japim më shpresën më të vogël një qeverie që sa më shumë zhytet në moçalin e këtij korrupsioni aq më shumë thërret se po vendos drejtësi. Të nisim rrugën e përbashkët për një tjetër të ardhme.

Të ardhmen që ofron një betejë të vërtetë e të sinqertë kundër korrupsionit, kundër monopoleve, kundër oligarkisë, kundër shtetit të kapur. Të një vendi që ofron lirinë e tregut, konkurrencën, luftë kundër monopoleve dhe korrupsionit për t’i rikthyer Shqipërisë një energji të munguar dhe rrënuar nga kjo mazhorancë që promovon dhe në fund mbron sekserët e korrupsionit”, shkruan Tabaku.

Related posts

“Një nga fansat e mi më të flaktë është bababufi, mi shikon…”/ Kandidatja e PS, Çaushi vijon ironizimet: O Gazo, o balerin ti…

renie drastike

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 29 prill 2025

fushata elektorale

“O burrec 2 metra, i flet vetes ‘Sy m’sy’ çdo mëngjes”/ Kreu i PD-së, shpërthen ndaj Ramës: Edhe në Big Brother…