E FUNDIT/ Sylvinho ndryshon formë dhe lojtarë ndaj Andorrës (FORMACIONI)

Shqipëria

Dy ndeshje krejtësisht të ndryshme, në harkun vetëm të tre ditëve. Shqipëria e Sylvinhos nuk ka kohë për të qarë humbjen me Anglinë në debutim, për më tepër jo e paparashikuar, sepse me kthimin në Tiranë kundërshtar vjen Andorra, e menduar si skuadra pedanë nga të gjithë përvecse nga Koldo Alvarez dhe njerëzit e tij.

Në Wembley treguam pak apo aspak në aspektin ofensiv, por krijuam bindjen se dimë të mbrohemi dhe mirë, kundër një skuadre që mbërrin finalet në dy turnetë e fundit madhorë europianë. Bellingham, Kane e Foden do tja kishin bërë jetën të ëvshtirë kujtdo, por me një Gjimshiti në nivele brilante, kanë treguar karakter edhe Aliji apo Ajeti. Për sulmin nuk është se u krijuan shumë mundësi, e megjithatë ato 30 minutat e Brojës janë optimiste, për impulse e talentit shqiptar që fati e ka mbajtur larg fushave, për keqardhjen e Sylvinhos të parit.

Tani, shumë gjëra duhet të ndryshojnë, ndoshta duke filluar nga formacioni, me ndonjë të rikthyer e ndonjë të dëmtuar, por mbi të gjithë në mentalitet. Kjo është puna më e vështirë për teknikun brazilian, që është thirrur në cështje të bëjë kundër Andorrës, atë që bëri Anglia kundër nesh. Andorranët e shitën me vështrësi lëkurën kundër Letonisë e do të mbyllen edhe më shumë në Arena Kombëtare.

FORMACIONI NDAJ ANDORRËS

Shqipëria, trajneri Silvinjo ka bërë zgjedhjet e tij, duke provuar ndryshime të mëdha. Trajneri nuk ka ndryshuar prapavijën e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen me Anglinë por ka bërë një lëvizje në mesfushë, duke larguar Ramadanin për t’i bërë vend debutuesit Shehu. Ndërkohë në sulm nuk është asnjë nga titullarët e ndeshjes me Anglinë, pasi në krahë janë Hoxha dhe Broja, me Manajn në qendër të sulmit.

 

LEXO ME SHUME:NATIONS LEAGUE/ Kosova në Ligën B, festa e zjarrtë në dhomat e zhveshjes së lojtarëve (video)

Related posts

Tiranës nuk i ndahen problemet, sërish bllokim merkatoje për paga të pashlyera

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

2 comments

Kombëtarja,Asllani asist e Manaj "fluturon"Andorrës (GOLI) 24/03/2025 - 21:02
[…] LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Sylvinho ndryshon formë dhe lojtarë ndaj Andorrës (FORMACIONI) […]
Egnatia me "pesha të rënda" ndaj Vllaznisë, rikthehen dy titullarët 24/03/2025 - 20:01
[…] LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Sylvinho ndryshon formë dhe lojtarë ndaj Andorrës (FORMACIONI) […]

Comments are closed

Add Comment