“Shqipëria s’do futet dot në thes nga oligarkët dhe banditët”/ Rama i përgjigjet Metës: Ke të drejtë Ilir, prandaj boll e përdore Presidencën për…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta i cili  përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Shqipëria “s’do mund të futet dot në thes nga një çetë me banditë dhe oligarkë”.

Përmes një reagimi në Twitter, Rama i drejtohet kreut të shtetit: “Boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”.

“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!”, shkruan Rama.

Ndërkohë kujtojmë se më herët, kreu i shtetit shkruajti në postimin e tij në Facebook: “Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”.

Burimi: Panorama.al

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë