Andorra, “kafshatë e lehtë” për Shqipërinë, Manaj me dy realizimet barazon me gola dy legjendat e Kombëtares

Shqipëria

Shqipëria

Shqipëria rimëkëmbet pas humbjes ndeshjen e parë ndaj Anglisë. Në “Arena Kombëtare” kuqezinjtë nuk e diskutuan në asnjë moment Andorrën, duke marrë një sukses me rezultatin 2-0. Një ndeshje që kishte vetëm një ekip në fushë, pikërisht fanellat e kuqe. Në minutën e 9′ Shqipëria kaloi në avantazh me Rey Manajn. Sulmuesi nuhati pasimin e dhënë nga Kristjan Asllani duke u treguar i saktë në goditjen me kokë.

Pas 11 minutash, Shqipëria do të dyfishonte rezultatin. Armando Broja bëri gjithçka vetë duke dribluar mbrojtjen e Andorrës dhe në fund asistoi për Manajn i cili me dy golat e shënuar sot, Rei Manaj barazon Igli Taren dhe Sokol Kushtën, të cilët kanë shënuar nga 10 gola me fanellën e Kombëtares. Në pjesën e dytë, Uzuni shënoi golin e fundit të takimit. Sylvinho ruajti mirë balancat në fushën e lojës, duke i dhënë minuta Pajazitit e Uzunit. Në fund, Shqipëria merr 3 pikët e para në fushatën kualifikuese të Kupës së Botës, dhe në qershor e gjithë vemendja është ndaj Serbisë.

Precedentët

Precedentët natyrisht janë në favor të kuqzinjve, por mes tyre janë dy që duhet të shqetësojnë jo pak. Fitorja e parë historike e tyre është pikërisht 2-0 në vitin 2002 kundër Shqipërisë së drejtuar në atë kohë nga Sulejman Demollari. Pas asaj ndeshje, Demollari u shkarkua menjëherë. Ndërsa, në vitin 2019, Andorra erdhi në Tiranë, duke marrë befasisht një barazim 2-2, kur në pankinë ishte Edy Reja. Rrugëtimi i vërtetë i Shqipërisë fillon ekzaktësisht të hënën kundër Andorras, Anglia është e një tjetër lige për të gjithë, prandaj gabimet mund të llogariten duke nisur nga kjo ndeshje. E këtë gjë Sylvinho e di mirë.

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Ja sa tifozë janë të pranishëm në përballjen Shqipëri-Andorra (SHIFRAT ZYRTARE)

Related posts

ZYRTARE! Përsëritet dështimi epik i Final Four, një ndeshje vendimtare do të luhet…

Ukraina nën shenjën e dy shqiptarëve; pas Tedi Carës, Ermir Rashica shënon me Metalist golin vendimtar (video)

Kukësi siguroi Kategorinë e Parë, klubi verilindor jep mesazhin e qartë: Vitin tjetër për Superioren (VIDEO)

2 comments

Kategoria e Parë/ Agostinelli për Pogradecin: Është kundërshtar i... 25/03/2025 - 11:34
[…] LEXO ME SHUME:Andorra, kafshatë e lehtë për Shqipërinë, Manaj me dy realizimet barazon me gola dy legjendat e… […]
Sylvinho pas suksesit ndaj Andorrës: E meritonim fitoren 24/03/2025 - 23:18
[…] LEXO ME SHUME:Andorra, “kafshatë e lehtë” për Shqipërinë, Manaj me dy realizimet barazon … […]

Comments are closed

Add Comment