Nuk e thyejmë dot “akullin” letonez, barazimi i gjashtë në histori dhe ndërlikojmë kualifikimin në Botëror (video)

Shqipëria

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Letonisë, përballja e katërt e Grupit K në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Një sfidë që nisie ndërlikuar për kuqezinjtë që e kishin shumë të vështirë të organizoheshin. Në minutën e 18’ penallti për Letoninë! Pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Gutkovskis rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kumbullën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

Në këtë situatë Strakosha mbajti në lojë kuqezinjtë duke pritur penalltinë. 11 minuta më pas, Shqipëria shënoi golin e avantazhit me Rey Manaj. Në momentin që pritej përfundimi i pjesës së parë, Çernomordijs, mbrojtësi letonez në atë goditje me kokë mposht Strakoshën. Në pjesën e dytë, pati një dominim të Shqipërisë në posedimin e topit dhe në mundësitë që krijoi, por nuk u treguan të saktë. Shqipëria renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndjekur nga Serbia dhe Letonia me 4 pikë.

KRONOLOGJIA E NDESHJES

45’+4’ Kuqezinjtë e pafat! Pas një goditje të shpejtë nga këndi, Çernomordijs me kokë mposht Strakoshën. 

45’+4’ Pas një goditje këndi, topi qarkullon rrezikshëm në zonë dhe vendasit i afrohen golit.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

44’ Harkime radhazi në zonën e Strakoshës, Kumbulla dhe Ismajli ia dalin të spastrojnë rrezikun duke mos lejuar gjuajtje të kundërshtarëve.

40’ Faull i Ismajlit ndaj Gutkovskis në kufijtë e zonës, kuqezinjtë shpëtojnë nga një penallti e mundshme. (VIDEO)

36’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Asllani i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)

36’ Broja në të djathtën vallëzon mes mbrojtësve e më pas fiton një goditje këndi.

29’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, topi shkon drejt Manajt, devijohet nga sulmuesi pas prekjes së Çernomordijs dhe shkon në rrjetë. 

21’ Pret Strakosha gjuajtjen e Ikaunieks! 

18’ Penallti për Letoninë! Pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Gutkovskis rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kumbullën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

Related posts

Ka kërkuar 500 mijë euro për të drejtuar Flamurtarin? De Biasi reagon për herë të parë

“Ju uroj suksese në të ardhmen”, tjetër largim nga Laçi, mesfushori njofton mbylljen e bashkëpunimit (FOTO)

ZYRTARE/ Vetëm një sezon zgjat aventura te Tirana, futbollisti kalon në ekipin tjetër të kryeqytetit (FOTO)