Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ndaj Serbisë, përballje e vlefshme në Grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026. Një përballje që ishte e rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë.
Një ndeshje e mirë e kuqezinjëve ndaj një kundërshtari që vinte si favorit, në pjesën e parë, Shqipëria menjëherë tregoi autoritet, kur në minutën e 11′ Mario Mitaj testoi reflekset e portierit serb, me këtë të fundit që grushtoi topin.
Një ndeshje shumë e mirë e Armando Brojës i cili në minutën e 17’, detyroi mbrojtësin e Milanit, Pavlovic të ndëshkohej me karton të verdhë pas ndërhyrjes së tij. Pika më kulminante do të vinte në minutën e 45’ .Penallti për kuqezinjtë! Hysaj futet dhe i vjedh kohën Samarxhiç i cili e godet dhe shkakton 11- metërsh. Rey Manaj shpërdoron mundësinë e artë të shënonte duke gabuar përballë portierit.
PJESA E DYTË
Pjesa e dytë nisi me një ritëm më të ulët, me të dyja përfaqësueset që e ulën disi intensitetin e lojës dhe mund të përmendet rasti i minutëns së 72’ Daku shpërthen në qendër të mbrojtjes, pason për Bajramin, gjuajtja e të cilit është shumë e lehtë dhe shkon në duart e portierit. Përfundon 0-0 kjo përballje, nuk ka fitues në një “derbi” që pati tensione në tribuna. Për momentin, Shqipëria në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve, ndërsa për Serbinë kjo ishte përballja e parë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe është me 1 pikë.