“Shqipëria na i mori duke punuar prapa shpinës”, zyrtari i Kosovës akuzon FSHF-në për rastin e Dakut dhe Mujës

Në Kosovë prej ditësh po zhvillohet një debat për shkak të afrimit të Milrind Dakut dhe Arbnor Mujës te kombëtarja shqiptare. Të dy lojtarët ishin pjesë e listës së Sylvinhos për dy sfidat me Çekinë dhe Poloninë, ndërsa kjo ka shkaktuar trazira në Kosovë.

Nëpër media herë flitet se dy lojtrëve nuk u dha mundësia të luanin me Kosovën, e disa të tjerë akuzojën FSHF-në. Pikërisht menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala në një intervistë për “Top News” ka folur për këtë çëshjte. Shala akuzon FSHF-në që ka punuar prapa shpinës për afrimin e Dakut dhe Mujës, ndërsa thekson se futbollistë që kanë mbajtur veshur fanelën e Shqiëprisë u janë ofruar Kosovës, por këto të fundit nuk i kanë grumbulluar për të respektuar “Fair-Play”-n mes dy federatave.

“Kemi pakënaqësi të brendshme dhe duhet të kemi, sepse është stërtepruar. Ne i kemi kuptuar kur FSHF-ja i është ofruar lojtarëve me prejardhje nga Kosova dhe iu ka ofruar shansin të luajnë për Shqipërinë, por të merren futbollistë që kanë luajtur për Kosovën në miqësore, kjo është përtej reprocitetit dhe bashkëpunimit të dy federatave. Kjo është përtej frymës sportive. Dy futbollistët e fundit (Mirlind Daku dhe Arbnor Muja) ishin pjesë të ekipit tonë kombëtarë edhe në grupmosha, ndërsa Shqipëria i afroi duke punuar prapa shpinës sonë dhe joshur ata.

Kemi pasur disa raste kur futbollistë nga Shqipëria kanë shprehur dëshirë për të qenë pjesë e Kosovës në momente të ndryshme të karrierës së tyre, por për shkak respekti ose të themi fair-play me Federatën Shqiptare ne nuk i kemi afruar ata futbollistë. Ata na janë vetë-ofruar por s’dua t’ua përmend emrat që t’i vendos në ndonjë pozitë të palakmueshme dhe të gjykohen në Shqipëri. Kemi pritur një trajtim të njëjtë, por nuk ka ndodhur.

Në fund, ai nënvizoi se duhet të vendoset një rregull që nuk e lejon lojtarët e njërit shtet të shkojnë te tjetri.“Kjo nuk shkon në të mirë të asnjërit nga ekipet kombëtare, është dukuri që duhet të shikohet edhe njëherë dhe të kemi një lloj vendimi që futbollistët e njërit shtet të përfaqësojnë atë shtet dhe të tjerët shtetin tjetër. Kaq është kjo punë”, deklaroi Shala.

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)