Shqipëria mbytet, Ahmetaj dhe Balluku ja shtrojnë te Nusreti në Dubai, në tavolinë edhe Samir Mane

Skandalet e ministrave të Edi Ramës nuk kanë të sosur. Në një kohë kur i gjithë vendi është nën pushtetin e përmbytjeve dhe në një krizë të madhe ekonomike, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, Arbian Mazniku dhe këshilltari i Ramës Endri Fuga, gjejnë kohë të harbojnë lokaleve të botës me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Jo çdokush mund të darkojë tek “Nusreti” në Dubai.

Nuk e di se çfarë duhet të bëjnë më shumë këta për ta merituar zemërimin tonë si popull?

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme të publikuar në FB nga gazetari Namir Lapardhaja, ndërkohë që fillimisht video është publikuar në Instagramin e restorantit ‘Nusreti’….

I ftuari i Alabbar ka qenë edhe biznesmeni Mane dhe darka ka bashkuar miliarderin me Ahmetajn, Maznikun, Ballukun, Fugën dhe zyrtarët e tjerë shqiptarë. Sheiku Mohamed Ali Alabbar është personi që do të investojë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj kanë firmosur në fund të muajit nëntor një marrëveshje në Abu Dhabi për ndërtimin e 2000 shtëpive të reja, në Durrës dhe Spitallë nga fondet e Emirateve të Bashkuara me Mohamed Ali Alabbar.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij