E FUNDIT/ Sylvinho me surpriza në formacion, ja rreshtimi për ndeshjen ndaj Anglisë (FOTO)

Shqipëria

Shqipëria është gati për sfidën kundër Anglisë, me trajnerin Sylvinho që ka përcaktuar formacionin titullar. Një nga lajmet kryesore është mungesa e Ardian Ismajlit, i cili nuk ka arritur të rikuperohet në kohë, duke i hapur rrugën Ajetit për të luajtur nga minuta e parë në qendër të mbrojtjes.Në portë është Strakosha. Sylvinho ka vendosur të qëndrojë besnik ndaj skemës së tij tradicionale me katër mbrojtës, pavarësisht mungesave të rëndësishme. Gjimshiti, Balliu, Aliji dhe Arlind Ajeti janë në prapavijë.

Në mesfushë nuk priten ndryshime te Shqipëria, Ramadani, Asllani dhe Laçi do të formojnë mesfushën para mbrojtjes. Ndërsa në sulm, Uzuni,Jasir Asani dhe Nedim bajrami. Për momentin, formacioni duket i qartë, por Sylvinho mund të rezervojë ndonjë surprizë për të sfiduar Tuchel dhe stafin e tij teknik.

DEKLARATA E SYLVINHOS NË KONFERENCË

PËRGATITJET-Do të jetë e vështirë, por dhe e këndshme. E vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët.

SYLVINHO SI KRISTOFOR KOLOMBI-Mendoj se nuk ka më kohë për konferencën(qesh). Duhet të punojmë shumë. Ka vetëm një rrugë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Kemi lojtarë të mirë. Të luftojmë që të ecim përpara.

LEXO ME SHUME:Nga Anglia me mision drejt tokës së premtuar, Sylvinho në konferencë: Duhet të punojmë shumë, ka vetëm një rrugë;

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

1 comment

Shqipëria, një debutues ndëshkon kuqezinjtë (video) 21/03/2025 - 21:13
[…] LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Sylvinho me surpriza në formacion, ja rreshtimi për ndeshjen ndaj Anglisë (FOTO) […]

Comments are closed

Add Comment