Shqipëria “braktis” seancën nga mbledhja në OKB e organizuar nga Rusia për të drejtat e fëmijëve

Shqipëria është larguar nga mbledhja në OKB e organizuar nga Rusia për të drejtat e fëmijëve.

Ambasada shqiptare e ka quajtur këtë mbledhje si një provokim cinik pasi përfaqësuesja e Rusisë, Maria Lvova-Belova, kundërshtoi akuzat e bëra ndaj saj për rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.

“Belova është nën urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e akuzuar për dëbim dhe transferim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas. Në vend që të ligjërojë në OKB për situatën e fëmijëve në Ukrainë, ajo duhet të paraqitet në një gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave shumë të rënda të ngritura kundër saj”, – thuhet në reagimin e bërë nga ambasada shqiptare.

Nga ana tjetër, Lvova-Belova tha se Moska do të bashkëpunojë për ribashkimin e fëmijëve ukrainas me familjet e tyre. “Nuk kemi dyshime se kjo është një fushatë për të diskredituar vendin tonë”, tha ajo.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!