Shqipëria, 73 vjet pa fitore me bullgarët; statistikat nuk flasin për kuqezinjtë

4 qershor 1950. Është dita e fitores së fundit të kombëtares shqiptare kundër Bullgarisë, 2-1, ardhur edhe atëherë në një ndeshje miqësore. Janë vetëm dy sukseset e kuqezinjve kundër bullgarëve dhe fitorja e parë i përket vitit të largët 1946, kur Shqipëria fitoi 3-1, me dy gola të Loro Boriçit dhe një të Pal Mirashit në rrugën drejt titullit kampione e Ballkanit.

Pas fitores së 1950-ës, deri më 2007, kur është luajtur ndeshja e fundit, bilanci flet për Bullgarinë. Në 11 ndeshje, dy janë fitore të kuqezinjve, katër barazime, dhe pesë herë kanë fituar bullgarët. Ndeshja e nesërme do të jetë miqësorja e katërt, ndërkoghë që dy takimet e fundit kanë qenë për kualifikueset e Euro 2008, dhe janë mbyllur në barazim, 0-0 në Bullgari, më 28 mars 2007, dhe 1-1 në Shqipëri, më 17 tetor të po atij viti, plot 16 vjet më parë.

Miqësorja e fundit është zhvilluar më 30 prill 2003 në Bullgari, fituar 2-0 nga vendasit. Shifrat në takimet midis dy skuadrave kanë qenë të ekuilibruara, me përjashtim të takimit për kualifikueset e Euro 96, kur bullgarët fituan 3-0, me një gol të shënuar nga Jordan Leçkov e dy nga Emil Kostandinov.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)